Ambasadorja amerikan në Ukrainë e emëruar nga Trump jep dorëheqjen pas më pak se një viti në detyrë Lajme Gazeta Express 29/04/2026 7:42 Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë do të japë dorëheqjen nga posti i saj pas më pak se një viti në këtë detyrë, tha departamenti i shtetit, mes një ndërprerjeje të përpjekjeve të ndërmjetësuara nga SHBA-ja për të arritur një armëpushim dhe për t’i dhënë fund pushtimit rus. Julie Davis ishte frustruar me presidentin Donald Trump për mungesën e mbështetjes së tij për Ukrainën, raportoi Financial Times, duke cituar burime të paidentifikuara. Departamenti i Shtetit mohoi të kishte pasur ndonjë mosmarrëveshje të tillë dhe tha se ajo po tërhiqej, shkruan The Guardian.
Trump ka ushtruar presion mbi Kievin që të arrijë një marrëveshje paqeje me Rusinë, duke thënë s