Action for Mothers and Children (AMC) organizoi sot tryezë diskutimi me akterët relevantë të shëndetësisë publike në Kosovë për të reflektuar mbi përpjekjet dhe bashkëpunimet e deritanishme në fushën e kujdesit dhe transportit neonatal, duke njohur dhe shënuar progresin e arritur, si dhe sfidat ekzistuese. Me rastin e 20-vjetorit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Dartmouth College në fushën e kujdesit neonatal, tryeza synoi të kontribuojë në ndërtimin e një vizioni të përbashkët për vazhdimin e zhvillimit dhe strukturimit të kujdesit dhe transportit neonatal në të ardhmen, me fokus në efikasitetin, cilësinë e kujdesit dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve brenda sistemit publik shëndetësor. “Sigurimi i qasjes së barabartë, kujdesit të duhur dhe në kohë për të gjitha foshnjat është pri
AMC organizon tryezën e rrumbullakët për forcimin e kujdesit dhe transportit neonatal në Kosovë