Për herë të parë në Kosovë ka nisur procesi i përfshirjes së arit në rezervat shtetërore nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), një zhvillim që po vlerësohet si hap i rëndësishëm në forcimin e stabilitetit financiar të vendit dhe modernizimin e menaxhimit të rezervave shtetërore. Sipas njoftimit të BQK-së, ari tashmë është pjesë e portofolit të aseteve rezervë të Kosovës, duke u cilësuar si një arritje institucionale dhe si pjesë e strategjisë afatgjatë për diversifikimin e rezervave financiare. Banka thekson se përfshirja e arit rrit qëndrueshmërinë dhe sigurinë e portofolit rezervë, veçanërisht në periudha pasigurie ekonomike dhe luhatjesh në tregjet globale.
“Përfshirja e arit forcon më tej diversifikimin, qëndrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të portofolit rezervë”, thuhet në komu