Atletico injoron ineresimin e Man Utd, nuk heq dorë nga Baena Futboll Gazeta Express 10/09/2026 11:50 Atlético Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Álex Baena, pavarësisht interesimit të Manchester Cityt për mesfushorin spanjoll. Sipas “Footy Insider”, klubi anglez e ka 25-vjeçarin në listën e lojtarëve të pëlqyer dhe po e monitoron situatën e tij. Megjithatë, Atlético nuk po shqyrton shitjen e Baenës dhe dëshiron ta mbajë pjesë të rëndësishme të projektit të skuadrës.
Baena ka kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2030, çka i jep Atlético-s një pozicion të fortë negociues në rast se City vendos të bëjë një ofertë konkrete.
Topics: #nuk #baena #nga