Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me ndikimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore në realizimin e së drejtës për qasje në drejtësi Prishtinë, 10 shtator 2026 – Përmes këtij opinioni Avokati i Popullit shprehë pikëpamjet e tij nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut, lidhur me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, nëse aplikimi i taksave gjyqësore sipas këtij udhëzimi administrativ është në përputhje me standardet kushtetuese dhe evropiane për qasje efektive në drejtësi. Sipas një njoftimi për media thuhet se Avokati i Popullit vlerëson se edhe pse Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka kompetencë për të miratuar skemën unike të taksave gjyqësore, ushtrimi i kësaj kompetence duhet të jetë në harmoni m
Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi