Drake ka prekur fansat me një zbulim të dhimbshëm në projektin e tij më të ri muzikor. Reperi kanadez tregoi se babai i tij, Dennis Graham, po lufton me kancerin dhe ndodhet në fazat e fundit të sëmundjes. Artisti 39-vjeçar publikoi së fundmi tre albume të reja, mes tyre Iceman, ku në këngën hapëse “Make Them Cry” ai flet hapur për betejën e familjes së tij, shkruan DailyMail.
“Babai im ka kancer tani, po luftojmë me fazat e fundit”, dëgjohet të thotë Drake në tekstin e këngës, duke shtuar se kjo është një nga sfidat më të vështira me të cilat është përballur ndonjëherë. Në vargje të tjera, reperi reflekton edhe për kalimin e kohës dhe prindërit e tij, duke thënë se tani i sheh si “një çift i moshuar”, ndërsa pranon se edhe vetë po përballet me frikën e plakjes teksa i afrohet të 40-ave. D