Bayern Munich ka publikuar një komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen e Jamal Musialas dhe bisedimet me përfaqësuesit e tij, duke sqaruar edhe kohën kur futbollisti kishte shfaqur simptomat e para që lidhen me problemet e tij shëndetësore. Klubi bavarez bëri të ditur se të martën është zhvilluar një takim me agjencinë 11WINS, e cila përfaqëson Musialan. Sipas komunikatës, bisedimet kanë qenë konstruktive dhe të dyja palët janë pajtuar se shëndeti i futbollistit duhet të jetë përparësia kryesore.
“Jamal Musiala e ka mbështetjen tonë të plotë në rrugën e tij drejt rikuperimit”, thuhet në komunikatën e Bayern Munichut. Duke iu referuar spekulimeve të shumta të ditëve të fundit, Bayerni dhe agjencia 11WINS kanë vendosur të sqarojnë edhe një detaj të rëndësishëm lidhur me fillimin e problemeve s