Haaland i dëshpëruar me Man Cityn: Kur humb, fillon të vësh gjithçka në dyshim Futboll Gazeta Express 25/11/2026 11:32 Erling Haaland nuk e ka fshehur pakënaqësinë me formën e dobët të Manchester Cityt, pas barazimit 2-2 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi norvegjez pranoi se rezultatet e fundit kanë ndikuar edhe në besimin e futbollistëve. “U përpoqëm të ushtronim presion, por nuk ia dolëm.
Nuk ishte e mjaftueshme. I lejuam kundërshtarët të kishin shumë hapësirë dhe nuk arritëm ta kontrollonim ndeshjen apo të sulmonim ashtu siç dëshironim”, deklaroi Haaland për “TNT Sports”, përcjell “Gazeta Express”. Ai e pranoi se periudhat pa fitore sjellin dyshime brenda skuadrës.
“Kur fiton, gjithçka është e lehtë dhe e di saktësisht çfarë duhet të bësh. Kur humb, fillon të vësh gjithçka në