Investitori që nuk e përmbushi kontratën detyrohet t’ua paguajë mbi 996 mijë euro pronarëve të truallit në Mitrovicë Lajme Gazeta Express 25/11/2026 11:35 Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar pjesërisht padinë në rastin për mospërmbushje të kontratës nga investitori B.G., me kompaninë “Durante Group” për ndërtimin e objektit afarist-banesor. Gjykata ka urdhëruar të paditurit të paguajnë nëmënyrë solidare shumën totale prej 996 mijë e 100 euro, në emër tëfitimit të humbur nga qiradhënia për paditësit. Në këtë rast, N.M., Xh.M (dhe fëmijët e saj M.M, E.M dhe E.M) si dhe F.M., kanë paditur “Durante Group” për moskryerjen e objektit ndërtimor në afatin e caktuar në bazë të kontratës së lidhur mes tyre dhe B.G., pronar i “Durante Group”, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Betimi për Drejtës