Bayern Munich shpërthen në pjesën e dytë, pesë gola dhe spektakël ndaj Bodo/Glimt

Bayern Munich ka regjistruar një fitore spektakolare në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Bodo/Glimt me rezultat të thellë 5-0, në një ndeshje ku bavarezët shpërthyen në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi pa gola, edhe pse Bayern Munich krijoi disa mundësi të mira. Joshua Kimmich goditi shtyllën në minutën e 35-të, ndërsa gjashtë minuta më vonë Jamal Musiala pati një rast të artë, por portieri Julian Lund reagoi shkëlqyeshëm.

Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të, Musiala përfitoi nga një top i kthyer jashtë zonës dhe me një goditje fantastike e dërgoi topin në këndin e majtë për 1-0. Bayern vazhdoi presionin dhe në minutën e 61-të e dyfishoi epërsinë.

Michael Olise ekzekutoi një goditje të lirë, ndërsa Harry Kane u shkëput në zonë dhe me kokë shënoi për 2-0. Në minutën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *