Sanksionet tona nuk kanë të bëjnë me popullin izraelit, por me politikat e papranueshme të qeverisë izraelite dhe me vuajtjet që ato u shkaktojnë palestinezëve. Nga: Andy Burnham, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar / The Guardian (titulli: I believe in a two-state solution in the Middle East. That’s why we’re taking action to keep that hope alive ) Përkthimi: Telegrafi.com Në një botë të vështirë dhe të rrezikshme, një dekadë pas Brexit-it, ekziston rreziku që Britania ta humbasë vetëbesimin për të udhëhequr dhe për të mbrojtur vlerat e saj.
Nuk jam i gatshëm ta lejoj këtë të ndodhë. Është më e rëndësishme se kurrë që Britania të përfaqësojë diçka. Prej vitesh kemi bërë thirrje për zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme, por duhet ta pranojmë se këto fjalë janë të pakuptimta nëse nuk