Islanda nuk do t’i rihapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në referendumin e zhvilluar të shtunën, 52.8 për qind e votuesve votuan kundër rifillimit të bisedimeve, ndërsa 47.2 për qind u shprehën në favor të tyre. Rezultati i ngushtë i heq qeverisë mandatin për t’u rikthyer në tryezën e negociatave me Brukselin.
Por vota e islandezëve ngre një pyetje më të gjerë për Bashkimin Evropian: A po e humb BE-ja aftësinë për të tërhequr edhe demokracitë e qëndrueshme, të pasura dhe ekonomikisht të zhvilluara, përtej argumenteve që lidhen me përfitimet financiare? Të shtunën, islandezët iu drejtuan kutive të votimit për të vendosur nëse vendi duhet të rifillojë negociatat për anëtarësim në BE. Referendumi nuk vendoste drejtpërdrejt për anëtarësimin e Islandës, por për rihapjen e nego
Topics: #vota #bashkimin #evropian