Debutim ëndrrash për Comon në Ligën e Kampionëve, skuadra e Fabregasit shkatërron Leipzigun

Como e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e saj historike në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur RB Leipzigun me rezultat 4-1 në një ndeshje spektakolare. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë dhe e mbylli atë me epërsi të dyfishtë. Martin Baturina zhbllokoi rezultatin në minutën e 15-të, duke përfituar nga një top i lirë në zonë dhe duke e dërguar topin në këndin e poshtëm.

Como vazhdoi të ishte skuadra më e rrezikshme dhe në minutën e 38-të realizoi edhe golin e dytë. Baturina këtë herë shërbeu me një pasim të gjatë për Anastasios Douvikasin, i cili pati kohë dhe hapësirë brenda zonës për të goditur saktë dhe për ta çuar rezultatin në 2-0. Leipzig u përpoq të rikthehej në lojë, por Como e nisi pjesën e dytë në mënyrë perfekte.

Në mi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *