Deco zbulon të vërtetën pse Barcelona zgjodhi transferimin e Gordon para Rashfordit

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka shpjeguar pse klubi katalunas vendosi të transferojë Anthony Gordon në vend të Marcus Rashford, një vendim që shkaktoi shumë diskutime gjatë kësaj vere. Rashford, i cili iu bashkua Barcelonës në huazim njëvjeçar në korrik të vitit të kaluar, pati një sezon pozitiv, duke shënuar 14 gola dhe dhuruar 14 asistime në të gjitha garat. Paraqitjet e tij bindën edhe trajnerin Hansi Flick, megjithatë Barcelona vendosi të mos e aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh.

Në vend të Rashfordit, katalunasit investuan 80 milionë euro për Anthony Gordon, i cili e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën në “Camp Nou”, me pesë asistime në katër ndeshjet e para në La Liga. Deco tha se Barcelona është mirënjohëse për kontributin e Rashfordit, por stili i Gord

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *