Real Madridi përjashtoi mundësinë e nënshkrimit e mesfushorit 25-vjeçar, Enzo Fernandez, këtë verë, pavarësisht se ai ishte prioriteti kryesor i Jose Mourinhos për të forcuar mesfushën. Sipas gazetarit Mario Cortegana në The Athletic , bordi i kryesuar nga Florentino Perez hodhi poshtë bërjen e një oferte financiare për reprezentuesin argjentinas, madje lëshoi një deklaratë zyrtare për të mohuar interesin e tyre disa ditë para se futbollisti të transferohej te Manchester City për 145 milionë euro. Prioriteti i Mourinhos për mesfushën e ekipit ishte të sillte yllin argjentinas nga Chelsea për të forcuar mesfushën.
Pavarësisht raporteve nga stafi i trajnerëve, bordi i drejtorëve zgjodhi të mos bënte një ofertë për lojtarin, duke rezultuar në një deklaratë zyrtare në të cilën klubi mohoi kate