Drita dhe Drenica nisën ndeshjen me mesazh mbështetjeje për krerët e UÇK-së në Hagë

Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës ka nisur me një mesazh solidarizimi dhe mbështetjeje për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë. Para fillimit të ndeshjes, futbollistët dolën në fushë me pankarta ku shkruhej” “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër” dhe “Kosova ju pret!”. Në pankarta u shfaqën edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke përcjellë mesazh mbështetjeje për ta dhe për luftën çlirimtare të UÇK-së.

Ky solidarizim vjen vetëm pak ditë para Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër. Kosova po pret!

UÇK! Ndeshja mes Dritës dhe Drenicës u mbyll pa gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *