Duaje tënden, versioni zviceran

Ushtria e Zvicrës në dy pritje ka ofruar verëra të huaja, ka porositur në Itali pure molle dhe gjellëra të gatshme në Estoni – krejt këto kanë nxitur kritika të ashpra në Zvicër, madje deri në parlament. Kërkesa është e qartë: të konsumohen prodhime vendore. Në fund të gushtit, Qendra e Logjistikës e Ushtrisë së Zvicrës organizoi një pritje në Aigle, në rajonin e prodhimit të verërave Chablais të Zvicrës franceze.

Me atë rast, pjesëmarrësve iu shërbyen verëra të shteteve të huaja, jo verë zvicerane. Tani kjo ngjarje është bërë temë nacionale. Fillimisht protestoi një politikan i majtë, pastaj një i djathtë – madje ky, Yvan Pahud, duke qenë deputet në Parlamentin Federal në Bernë, dorëzoi edhe një mocion dhe e pyeti drejtpërdrejt në Parlament edhe ministrin e Mbrojtjes të Zvicrë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *