Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli i konsideroi të pabaza deklarimet e partive opozitare që po shkelet Kushtetuta në mungesë kuorumi. Ai i ka ftuar deputetët e partive opozitare që të marrin pjesë në seancën e ftuar për në orën 19:00. “Askush nuk po shkel Kushtetutë, nuk po shkel procedura, as rregulla.
Është krejtësisht e pabazë kjo akuzë. Prandaj unë i ftoj edhe një herë edhe përmes mediave tuaja partitë opozitare që të vijnë deputetët, që të mos fshihen prapa skutave këtu në Kuvendin e Kosovës, por le të vijnë le të debatojnë dhe të marrin vendime të dobishme”, tha ai. Para fillimit të seancës, ai u pyet edhe për situatën kur u votua Atifete Jahjaga për presidente, për të cilën tha se është kontekst tjetër.
“Ju po ktheheni shumë kohë prapa, tjetër kontekst, tjetër kohë, tje