Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka konfirmuar një sulm të ri ndaj rafinerisë së naftës në Tuapse, në rajonin Krasnodar të Rusisë. Sipas njoftimit, gjatë natës së 28 prillit, njësitë ukrainase të sistemeve pa pilot kanë goditur sërish këtë objekt strategjik, duke regjistruar goditje direkte në territorin e rafinerisë dhe duke shkaktuar zjarr në vendngjarje. Objektivi konsiderohet i rëndësishëm për furnizimin e forcave ruse në luftën kundër Ukrainës, shkruan ukinform .
Nafta e papërpunuar që digjet nga rafineria e naftës në Tuapse po derdhet në rrugët e qytetit. Sulmi është pjesë e një vale më të gjerë operacionesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, që sipas Kievit synojnë të dobësojnë kapacitetin ekonomik dhe ushtarak të Rusisë. Në të njëjtin operacion janë për