Analisti politik Imer Mushkolaj ka deklaruar se bllokimi i konstituimit të Kuvendit po bëhet me qëllim që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. Duke komentuar situatën e krijuar në Kuvend, pas përplasjes rreth propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, Mushkolaj tha në Debat Plus se arsyetimet e dhëna për moskonstituimin e Kuvendit janë të pabaza. “Është parë haptazi që qëllimi është bllokimi i konstituimit të Kuvendit, me idenë që ta çojë deri në fund qëllimin për zgjedhje të reja, për shkak se arsyetimet që janë dhënë janë shumë banale”, deklaroi Mushkolaj.
Ai kritikoi kryetaren e zgjedhur të Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetët e LVV-së për kundërshtimin e formulimit të përdorur nga përfaqësuesi i Listës Serbe, duke pretenduar se edhe vetë Haxhiu dhe Glauk Konjufca kanë p