Festa e madhe e Dritës pasi e mbrojti titullin kampion në Superligë Futboll Gazeta Express 09/05/2026 18:42 FC Drita e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit në Superligën e Kosovës në futboll. Gjilanasit triumfuan në derbin vendimtar ndaj Ballkanit me rezultat të pastër 2:0, duke vulosur matematikisht titullin edhe tri xhiro para përfundimit të sezonit. Në një atmosferë fantastike dhe nën përkrahjen e madhe të tifozëve, Drita tregoi pjekuri dhe dominim ndaj rivalit direkt për titull.
Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit nisi edhe festa e madhe e gjilanasve. Topics: #titullin #madhe #festa