Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026. Gjatë kësaj periudhe 13-ditore, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj: përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org , ose duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe raste
Fillon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Votuese