Çmimi për therjen e kurbanit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, duke arritur në 200 euro, krahasuar me 180 euro sa ishte më 2025. Bashkësia Islame e Kosovës ka publikuar fushatën “Kurbani 2026”, ku ka bërë të ditur se çmimi për një kurban është caktuar 200 euro. Në materialin promovues të publikuar nga Medreseja e Mesme “Alauddin” në Prishtinë theksohet se mjetet do të dedikohen për familjet në nevojë, me moton: “Bëhu pjesë e sakrificës!
Mirësia jote, shpresë për ta”. Nga ana tjetër, edhe organizata “Islamic Relief Kosova”, që po ashtu organizon therjen e kurbanit sipas standardeve dhe kushteve më të larta higjienike, duke pretenduar se këtë e bën duke respektuar të gjitha dispozitat fetare, ka njoftuar për të njëjtin cmim. Sipas njoftimit të organizatës, çmimi për një hise në lopë ësht