“Futbolli do ta ndiejë mungesën e tij”, Mourinho me fjalë të mëdha për Messin

“Futbolli do ta ndiejë mungesën e tij”, Mourinho me fjalë të mëdha për Messin Futboll Gazeta Express 03/09/2026 12:50 Jose Mourinho e ka shprehur admirimin e tij të madh për Lionel Messin, pas vendimit të yllit argjentinas për t’i dhënë fund aventurës me kombëtaren e Argjentinës. Duke folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Real Madridit ndaj Real Betisit, trajneri portugez i vlerësoi jashtëzakonisht shumë cilësitë e Messit dhe karrierën e tij të jashtëzakonshme, shkruan “Gazeta Express”. “Është e komplikuar të flasësh për Messin.

Nuk ka shumë më tepër për të thënë dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë cilësinë e tij si futbollist”, deklaroi Mourinho. Madje, portugezi e bëri edhe një shaka, duke thënë se do të duhet t’i ndjekë edhe ndeshjet e MLS-së, një kampionat që nuk e pëlqen

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *