Gjatë një fjalimi në Berlin, Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul bëri thirrje që parimi i unanimitetit të BE-së të hiqet. Në vend të kësaj, një “shumicë e kualifikuar” duhet të jetë e mjaftueshme, tha ai në Fondacionin Konrad Adenauer të mërkurën, transmeton Telegrafi. Ky veprim do të shfuqizonte në mënyrë efektive të drejtën e vetos që aktualisht i lejon çdo njërit prej 27 shteteve anëtare të bllokojë vendime të mëdha, duke e bërë konsensusin “dukshëm” më të lehtë.
Megjithatë, unanimiteti, tha Wadephul, do të vazhdonte të ishte qëllimi. Një shumicë e kualifikuar mund ta “bëjë BE-në të aftë të veprojë në fushat ku aktualisht duhet të mbetet në një ngërç”, pohoi ai. “Nën udhëheqjen tonë, dymbëdhjetë shtete anëtare janë bashkuar tashmë për të