Neymar nuk mundi të luante për Santosin në fitoren 2-0 ndaj Atletico Mineiros në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa Sudamericana, por megjithatë u bë një nga personazhet kryesorë të sfidës. Ylli brazilian e ndoqi ndeshjen nga tribunat e Vila Belmiro, ku u përplas verbalisht me tifozët mysafirë. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, Neymar shihet duke debatuar me tifozët e Atletico Mineiros.
Portali brazilian UOL raporton se ata e quajtën atë “të dobët” dhe i thanë se “nuk ka gju”, duke iu referuar problemeve të shumta me lëndime që e kanë shoqëruar gjatë viteve të fundit. Neymar iu përgjigj: “Pa gjurin tim, unë luaj më mirë se i gjithë ekipi juaj”. Neymar tirando sarro dos torcedores do Galo na Vila Belmiro “meu joelho estourado, sou melhor que o seu time todo”