Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, para fillimit të seancës së Kuvendit ka deklaruar se Kuvendi duhet të themelohet edhe nëse është tejkaluar afati kushtetues, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Gruda tha se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit, ndërsa shprehu shpresën që seanca e sotme të mos përdoret si një tjetër lojë politike pa përfunduar me themelimin e Kuvendit. “Ne kemi thënë që Kuvendi duhet të themelohet qoftë edhe pas afatit kushtetues, sepse Gjykata ka thënë se shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për ta themeluar atë”, tha Gruda.
Ai bëri të ditur se PDK-ja për momentin nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. “Mirë që erdhëm në këtë ditë, shpresoj që sot mos të jetë një lojë e radhës politike për të thirrë seancë e mos me theme