Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në qytet është bërë hapja zyrtare e objektit të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, si dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu. Sipas Komunës, objekti i ri është financuar nga Shteti i Katarit dhe do të jetë në shërbim të besimtarëve dhe komunitetit.
Hapësirat e reja do të përdoren për zhvillimin e aktiviteteve fetare, arsimore, kulturore dhe sociale. Kryetari Hyseni e ka vlerësuar investimin si një kontribut të rëndësishëm për qytetin e Gjilanit, ndërsa ka shprehur mirënjohje për Bashkësinë Islame të Kosovës, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe Shtetin e Katarit për mbështetjen e dhënë.