Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se shkuarja e vendit sërish në zgjedhje është një skenar i përgatitur prej kohësh nga kryeministri Albin Kurti. Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Haradinaj tha se zhvillimet e fundit politike, sipas tij, janë përdorur vetëm për të arritur datën e zgjedhjeve që i përshtatet Kurtit. Ai rikujtoi se edhe kryetari aktual i AAK-së, Ardian Gjini, kishte paralajmëruar më herët një skenar të tillë.
“Kryetari Gjini herët e ka bërë të ditur se është skenar i Kurtit shkuarja prapë në zgjedhje, të gjitha zhvillimet tjera janë ndihmëse për Kurtin me mbërri datën që ai synon”, tha Haradinaj. Sipas tij, votat për të dërguar vendin në zgjedhje kanë ekzistuar që nga 9 korriku, por procesi është zvarritur gjatë muajve gusht