Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se angazhimi kryesor i partisë në këtë periudhë duhet të jetë zgjidhja e presidentit të Republikës së Kosovës. Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka deklaruar se LDK-ja aktualisht nuk duhet të shpërqendrohet nga kjo çështje, duke e cilësuar atë si detyrën kryesore që partia duhet ta përmbushë. “E para dhe më e rëndësishmja, angazhimi i LDK-së është dhe duhet të mbetet vetëm në zgjidhjen e presidentit të Republikës.
Vetëm kjo është detyra kryesore që ne po e kalojmë sot”, ka thënë Haziri. Ai është ndalur edhe te zhvillimet brenda LDK-së dhe debatet e fundit rreth kryetarit Lumir Abdixhiku dhe delegatëve të partisë. Haziri ka theksuar se brenda LDK-së nuk ka vend për kontroll të mendimit politik, duke nënvizuar se dallimet dhe
Topics: #ldk #duhet #haziri