Një moment që mund të kishte përfunduar në tragjedi u kthye në një akt heroik në Puebla të Meksikës, kur menaxheri i një supermarketi vrapoi drejt trafikut dhe arriti të shpëtonte një vajzë 3-vjeçare vetëm pak çaste para se të përplasej nga një automjet. Ngjarja ndodhi të dielën, më 6 shtator, jashtë supermarketit El Rey del Ahorro, në një prej rrugëve të ngarkuara të Pueblas. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar të gjithë skenën, e cila më pas u publikua dhe u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale.
Pamjet tregojnë vajzën duke dalë papritur nga zona e supermarketit dhe duke vrapuar drejt rrugës, ndërsa automjetet lëviznin në atë moment. Një grua tenton ta ndjekë, por rrëzohet gjatë përpjekjes për ta kapur. Fëmija vazhdon të largohet dhe futet gjithnjë e më thellë në rrugë, ndërsa një autom