Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e kësaj të premteje në 4 shtator qytetin e Himarës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në kodrat pranë lagjes 1 Maji. Si pasojë, një banesë u dogj totalisht.
Janë djegur po ashtu edhe sipërfaqet me pemëtari, që ndodhen në këtë zonë. Në terren ndodhen banorë të Himarës, të cilët po ndihmojnë forcat zjarrfikëse në përpjekje për të vënë nën kontroll flakët, raporton gazetarja e Klan News Greta Haskaj. Për shkak të situatës së vështirë dhe erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e zjarrit, zjarrfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të tjera nga bashkitë fqinje.
Puna e forcave në terren është përqendruar në izolimin e përparimit të flakëve dhe mbrojtjen e banesave dhe pronave që ndodhen në zonë. Situatë e rëndë me zjarret në Himarë, dig