I mituri gjendet me plagë nga arma e zjarrit në Rahovec, vdes në spital

Një i mitur ka humbur jetën të dielën mbrëma në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, pasi dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Sipas tij, rreth orës 20:35, Policia është njoftuar se në vendbanimin e tij ishte gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jenë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Megjithatë, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. “Rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, në vendbanimin e tij është gjetur një i mitur i shtrirë, me plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Njësitë e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vend

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *