IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro, nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet Lajme Gazeta Express 06/09/2026 8:21 Kosova rrezikon të humbë një pjesë të konsiderueshme të fondeve nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse vendi vazhdon të mbetet pa institucione të formuara dhe funksionale. Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj duke komentuar situatën aktuale politike dhe mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, ka thënë se pasojat e mosformimit të institucioneve janë të mëdha dhe në disa raste mund të jenë edhe të pariparueshme. Jakaj në një intervistë për Ekonomia Online ka theksuar se gjatë dy viteve të fundit, sipas tij, në Kosovë ka pasur rrënim të kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe procesit demokratik, ndërsa ka
Topics: #ikd #kosova #rrezikon