Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar sot lidhur me seancën e së hënës për presidentin, duke thënë se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen për zgjedhjen e Presidentit përbën një cenim serioz të rendit kushtetues dhe të rregullave parlamentare. IKD thekson se një proces që duhet të reflektojë standardet më të larta të ligjshmërisë dhe përgjegjësisë institucionale është karakterizuar nga një improvizim procedural dhe interpretim i gabuar i normave juridike, duke ngritur shqetësime të drejtpërdrejta për funksionimin e demokracisë. “Së pari, mungesa e kuorumit për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme e bën të pavlefshëm vetë zhvillimin e procedurës.
Kushtetuta kërkon praninë e së paku 80 deputetëve për nisjen e seancës dhe zhvillimin e dy raundeve të para të votimit, nd