Inxhinierja 35-vjeçare e informatikës Gizem Aytaç, e cila jeton në Elazig, Turqi, zbukuron muret e shtëpive duke vizatuar në sipërfaqet e qilimave figura historike dhe personalitete të njohura. Gizemi e cila në fëmijëri u ndikua nga pikturat që vizatonte i ati, me kalimin e kohës e solli pasionin e saj për pikturën në sipërfaqet e qilimave. Inxhinierja e cila në vend të letrës përdor qilimat si bazë, dërgon me porosi në vende të ndryshme të botës qilimat që i publikon në rrjetet sociale dhe që marrin shumë pëlqime.
Aytaç, e cila punon si inxhiniere në një institucion në Elazig, vazhdon herë pas here punimet e saj artistike edhe në shtëpinë e tezes së saj që jeton në Kayseri. Ajo tha se babai i saj bënte piktura shumë të bukura, se ishte frymëzuar prej tij gjatë fëmijërisë dhe se veçanërish