Rodri është kapur nga kamerat duke bërë një vlerësim brutalisht të sinqertë për paraqitjen e Valencias gjatë fitores së Barcelonës në ‘Mestalla’. Mesfushori i Manchester Cityt, i cili u zëvendësua në minutën e 62-të, në një moment kur Barcelona tashmë po udhëhiqte 3-0, u filmua teksa zhvillonte një bisedë private me mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsin, në pankinën e skuadrës mysafire. “Ata janë vërtet të dobët.
Janë shumë të dobët, o burrë. Shumë keq”, i tha Rodri mbrojtësit të Barcelonës, në një moment të kapur nga kamerat e emisionit “El Día Despues”. Reprezentuesi spanjoll vazhdoi të komentonte paraqitjen e Valencias, duke e cilësuar ekipin vendas si “të tmerrshëm” dhe duke pyetur bashkëlojtarët e tij se si kishte mundur kjo skuadër të përfundonte sezonin e kaluar në atë mënyrë.
“Pfff
Topics: #nga #kamerat #duke