Spanja regjistroi të enjten temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë për muajin shtator, pasi në qytetin El Granado, në jugperëndim të vendit, temperaturat arritën në 45.7 gradë Celsius. Të dhënat u konfirmuan nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës (AEMET). Kjo temperaturë barazoi rekordin e shtatorit prej 45.7 gradë Celsius, të vendosur në Montoro në vitin 2016.
Të dyja qytetet ndodhen në rajonin jugor të Andaluzisë, shkruan euronews. Temperatura e së enjtes ishte gjithashtu më e larta e regjistruar në Spanjë gjatë këtij viti, ndërsa një valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë Celsius ka përfshirë pjesë të mëdha të jugut dhe perëndimit të vendit gjatë kësaj jave. AEMET njoftoi gjithashtu se periudha janar–gusht 2026 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në S