Jessica Alba ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj verore në Itali, ku ka ndarë me ndjekësit disa fotografi dhe video nga ditët e saj në plazh. Aktorja 45-vjeçare ka ekspozuar format e saj në bikini, duke shijuar pushimet në shoqërinë e të dashurit të saj, Danny Ramirez, 33 vjeç, dhe fëmijëve. “Vera dhe jetesa ishte e lehtë”, shkroi Alba në Instagram, krahas një përmbledhjeje me momente nga pushimet, shkruan DailyMail.
Në disa prej fotografive, ajo shfaqet me bikini ngjyrë blu të gjelbër, të punuara me grep, të kombinuara me syze dielli të kuqe në formë syri maceje dhe bizhuteri ari. Aktorja ka ndarë gjithashtu pamje të tjera nga ditët në plazh, ku shfaqet me bikini të ndryshme, përfshirë modele trekëndëshe me printime kafshësh dhe një tjetër me ngjyrë të kuqe dhe detaje leopardi. N