Kanosi një person, të dyshuarit i gjinden një pistoletë, karikatorë e fishekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur në rast të kanosjes në Pojatë të Ferizajt. Rasti ka ndodhur më 6 shtator në ora 22:00. “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën mashkull kosovar.

Lidhur me rastin, pas pranimit të informatës se i dyshuari posedon armë zjarri, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të njëjtit, me ç’rast është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 42 fishekë dhe leje e armës e skaduar”, thuhet në raport. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ Kronika e Zezë Lajme Lokale Ferizaj

Topics: #pas #rast #dyshuari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *