Audi ka prezantuar Nuvolari-n, makinën rrugore më të fuqishme dhe më të shpejtë në historinë e markës. Supermakina hibride plug-in zhvillon 987 kuaj fuqi dhe është një homazh për legjendën italiane të motorsportit, Tazio Nuvolari. Prezantimi u zhvillua në Mantova, ku Nuvolari u shfaq përkrah Auto Union Type D, makinës me të cilën piloti italian fitoi Çmimin e Madh të Italisë në vitin 1938.
Modeli është zhvilluar në vetëm 405 ditë dhe përdor një karroceri tërësisht prej fibrash karboni. Motori V8 biturbo 4.0 litra, i kombinuar me tre motorë elektrikë, e çon makinën nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.6 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale kalon 350 km/h. Audi do të prodhojë vetëm 499 ekzemplarë, me çmim të parashikuar nga 500,000 deri në 600,000 euro.
Auto & Transport Tech Topics: #nuvolari