Komuna e Gjakovës shpërndan 100 çanta shkollore për nxënësit nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim (ZKKK) ka shpërndarë 100 çanta shkollore, të pajisura me materiale të nevojshme shkollore, për nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor. Sipas njoftimit, 89 prej çantave u janë shpërndarë nxënësve të klasave të para nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian, në shkollat fillore të qytetit dhe në zonat rurale të Komunës së Gjakovës. Ndërkaq, 11 çantat e tjera, së bashku me materialet shkollore, u janë dhënë fëmijëve nga familjet e riatdhesuara dhe familjet me kushte të vështira ekonomike, të cilët ndjekin mësimin në shkolla të tjera.

Komuna ka bërë të ditur se kjo nismë synon krijimin e mundësive të barabarta në arsim dhe lehtësimin e shpenzimeve për familjet në fillim të vitit shkollor. Çantat e shpërndara në shkoll

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *