Kreshnik Uka më i miri i xhiros së 30-të

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar. Për javën e tridhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të tretë futbollistit të FC Drenicës, Kreshnik Uka, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Prishtina e Re, e cila përfundoi me rezultatin 2:3. Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Uka u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës. “E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi duke parë vendin në tabelë të Prishtinës së Re, e dinim që i duhen pikët e plota. Fillimi i ndeshjes nuk ishte siç e kemi pritur, sepse në

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *