Kryeministri në detyrë Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa, e cila u hap në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Gjatë fjalës së tij, Kurti e vlerësoi ekspozitën si një mundësi të jashtëzakonshme për të njohur krijimtarinë e një prej emrave të rëndësishëm të artit pamor në Kosovë, veçanërisht për brezat e rinj. Ai tha se shtatë dekada krijimtari janë shumë më tepër se një periudhë kohore, pasi përfaqësojnë edhe një pjesë të historisë së Kosovës, ndryshimet shoqërore, kulturore e politike, si dhe transformimet nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Përgjatë gjithë këtyre viteve, Xhafa ka qenë dëshmitar, por edhe krijues aktiv i kësaj historie. Vepra e tij është pjesë e kujtesës sonë kulturore. Është pjesë e rrugëtimit të arti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *