Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit të Kosovës që është thirrur për nesër. Ipyetur nëse Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë propozim për kryetar të Kuvendi, Kuri u përgjigj shkurt: “Nesër e kanë thirrë seancën e Kuvendit, do të jemi aty”. Ai tha se ndërkohë do të vazhdojnë takimet dhe bisedimet politike me synimin që të arrihet një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
“Vazhdojmë me takime e bisedime në mënyrë që ta zgjedhim Presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet, që janë të paarsyeshme e të kushtueshme”, tha Kurti. I pyetur nëse do të takohet sërish me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha se është në komunikim të vazhdueshëm me aktorë të tje
Topics: #kurti #jemi #bisedimet