Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në marshin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili pritet të mbahet të shtunën. Kurti sot bëri homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur nga mediat nëse do t’i bashkohet marshit për ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, Kurti tha se për këtë çështje do të përgjigjet më vonë.
“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 Shtatorit”, u shpreh Kurti. Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është paralajmëruar të mbahet të shtunën. /Telegrafi/ Kosovë Lajme Topics: #kurti #ish #nuk