Kurti: Serbia s’dëshiron Asociacion, por entitet që minon pavarësinë e Kosovës, ne tashmë kemi asociacion të komunave Lajme Gazeta Express 03/09/2026 0:12 Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë këtu edhe çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe. Për këtë, Kurti, i ftuar në “General Trinquant’s Headquarters” podcast, ka thënë se, Gjykata Kushtetuese të Kosovës, përmes një vendimi, ka konstatuar se, ‘’ karakteri monoetnik i asociacionit të komunave bie ndesh me frymën e Kushtetutës’’. ‘’Pjesë të kësaj marrëveshjeje janë gjithashtu marrëveshje të mëparshme të paraardhësve të mi.
Pra, edhe marrëveshja të cilës po i referoheni ju është pjesë e 39 marrëveshjeve që jan