Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së? Lajme Gazeta Express 04/09/2026 6:58 Asambleja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të hapë punimet e sesionit të 81-të më 8 shtator. Përfaqësues politikë nga të gjithë bota do të mblidhen në Nju Jork, ku mes tyre pritet të ketë edhe nga Kosova.
Nga Qeveria e Kosovës nuk treguan për KosovaPres,s nëse kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të udhëtojë në SHBA për ta përfaqësuar Kosovën. Megjithatë, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare theksojnë nevojën që Kosova të përfaqësohet nga institucione të formuara dhe me mandat të plotë. Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotë se për Kosovën është veçanërisht e rëndësishme të ketë përfaqësues me legjitimitet të plotë, duke pasur parasysh edhe faktin