Kuvendi mblidhet sot në 17:00 për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare me një pikë të vetme të rendit të ditës, diskutimin lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, seanca do të mbahet sot në orën 17:00, në sallën e Kuvendit. Ky zhvillim vjen në një moment vendimtar politik, teksa procesi për zgjedhjen e kreut të shtetit po hyn në fazën përfundimtare me afatin kushtetues që po afrohet.

Deputetët e legjislaturës së dhjetë kanë afat deri më 28 prill që të zgjedhin presidentin, në të kundërtën, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh. Ngërçi politik, Kosova në orët vendimtare për presidentin e ri Gjatë fundjavës, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, u kërkoi dy par

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *