Lajm tragjik për Hansi Flick, i vdes babai Futboll Gazeta Express 10/05/2026 14:30 Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka përjetuar një humbje të madhe personale vetëm pak orë para “El Clasicos” së sontme kundër rivalit Real Madrid, pasi babai i tij ka ndërruar jetë. Flick, 61-vjeçar, mund ta sigurojë titullin e dytë radhazi në La Liga nëse Barcelona arrin ta mposhtë Real Madridin, por triumfi eventual do të ketë një shije të hidhur për trajnerin gjerman, i cili po kalon momente të vështira pas humbjes së babait të tij. Barcelona ka reaguar me një deklaratë zyrtare në mbështetje të trajnerit të saj gjatë kësaj periudhe të dhimbshme.
Klubi katalanas bëri të ditur se qëndron pranë ish-trajnerit të Bayern Munich pas humbjes së rëndë familjare. “FC Barcelona dhe e gjithë familja blaugrana dë